Zhizhoviç: Fitorja ndaj Shkëndijës e merituar, mund të kishim rezultat më të lartë!

Zhizhoviç: Fitorja ndaj Shkëndijës e merituar, mund të kishim rezultat më të lartë!

Shkupi mori triumf në derbi kundër Shkëndijës në xhiron e 17-të të elitës së futbollit vendor. Trapanovski me një gol vendosi derbin, përderisa shkupjanët kishin edhe disa raste tjera që nuk arritën ti realizojnë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Shkupit, Mladen Zhizhoviç.

“Marrë në përgjithësi rrjedhën e lojës, fitorja është absolutisht e merituar, pasi djemtë kanë dhënë edhe atomin e fundit të forcës dhe mendoj se kishim mundësi të fitonim me rezultat edhe më të lartë dhe më bindës, duke marrë parasysh se çka nuk realizuam. Por në përgjithësi jemi të kënaqur me fitoren, pasi ishte alternativa e vetme që na interesonte në këtë ndeshje. Treguam edhe një herë që jemi në ritëm më të mirë se Shkëndija, të cilëve nuk u lejuam asgjë sot. Dhe këta djelmosha nuk e di për të satën herë meritojnë urimet dhe lëvdatat edhe pse shumë kanë dyshuar nëse munden ose jo, por ata nga ndeshja në ndeshje kanë treguar se ndonjë herë nuk duhet patur lojtar individual atraktiv dhe të mirë, por shumë më e rëndësishme është të keni një ekip kualitativ dhe me karakter që e dëshiron suksesin”, ka thënë Zhizhoviç.

MARKETING