Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të merr pjesë në Mbledhjen e 79-të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti do të realizojë takime me personalitete ameirkane, si dhe do të ketë takime me organizata të diasporës që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti, në Nju Jork ka udhëtuar me delegacionin e lartë shtetëror, që do të jetë pjesë e punimeve në mbledhjen e 79-të të Asamblesë së OKB.