Zejd Rexhepi: Problemet tona janë esenciale kombëtare dhe jo fetare

Zejd Rexhepi: Problemet tona janë esenciale kombëtare dhe jo fetare

Kryetari i Partisë Lëvizja Popullit, Zejd Rexhepi, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se muslimanët në Maqedoni nuk kanë problem fetare dhe se çështja e fesë është individuale, personale, praktikumit i besimit fetar është i lirë.
“Problemi jonë është problem esencial kombëtar ekonomik, arsimor, kulturor, identitar. Prandaj subjektet politike nuk duhet të keqpërdorin përkatësinë fetare për të josh një grumbull të caktuar të qytetarëve”, tha Zejdi, duke shtuar se nuk duhet luajtur me ndjenjat fetare.
Ai tha se jemi një popull i cili e kemi kultivuar tolerancën fetare, por se në fushën politike kjo cështje duhet të mbetet anash.

MARKETING