(VIDEO) Revoltohen qytetarët, gurë kundër EULEX-it dhe Qeverisë së Kosovës
Situatë jo shumë më e qetë mbizotëroi edhe para Qeverisë, ku qytetarët ecën ne këmbë nga Eulex-i dhe erdhën në shesh. Edhe aty gjuajtën gur dhe thyen disa dritare.
Qytetarët nuk e fshihnin mërzinë e vendimit të sotëm të Hagës. Atë e quajtën të turpshëm dhe që nuk përfaqëson qytetarët e Kosovës.
Ndërsa të tjerët thonë se ky vendim nuk është vetëm për ata katër individ, por për gjithë UÇK-në dhe popullin e Kosovës.
Tubimi i qytetarëve në shesh kishte nisur prej mbrëmë e vazhduan edhe sot duke e pritur të niste seanca ne Hagë në orën 10:00 të paradites, e cila do të ndante vendimin për akuzat që rëndonin mbi ish krerët e UÇK-së.
Emine Ismaili /SHENJA/

