Vendimi për intonimin e himnit në shkollat e Gazi Babës, Sulejmani: Kryetari është nxituar
Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka komentuar vendimin për intonimin e himnit në shkollat e Komunës së Gazi Babës, duke e cilësuar si të përshpejtuar. Në emisionin “Impakt” në TV SHENJA, ai, ka thënë se për çështje të tilla duhet të zhvillohet dialog paraprak dhe se fokusi duhet të jetë te cilësia e arsimit dhe kushtet për nxënësit.
“Mendoj se është një vendim i përshpejtuar, nuk e di sa mund të jetë obligativ edhe për shkollat në gjuhën shqipe, nuk mendoj se mund të jetë edhe aq obligativ. Mirëpo, unë mendoj se kjo bëhet me një dialog paraprak dhe nuk mendoj se kryetari ka bërë mirë që është nxituar në këtë pjesë, sepse unë mendoj se punët apo konkluzionet që vijnë pas një dialogu janë shumë më të mira, sesa kur shkohet në njëfarë mënyre si imponim dhe për këtë arsye imponimet nuk janë të mira zakonisht në politikë.
Mirëpo, prapë po e them, ajo që bëhet fjalë për himnin e shtetit, nuk mendoj se është veprim i duhur, sepse më shumë duhet të koncentrohet edhe kryetari i komunës, por edhe të gjithë ne, që t’ua sigurojmë atyre fëmijëve arsim cilësor, kushtet e mira për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, kuadër të mirë arsimor, sesa të merremi me punë të cilat mund të jenë terciare ose të dorës 5-6 e t’i anashkalojmë këto punë të tjera”, deklaroi Sulejmani në emisioni “Impakt” në TV SHENJA.

