Zejd Rexhepi: Populli do t’i dënojë mashtruesit më 8 maj, fitorja e Frontit do të jetë edhe më e madhe se 24 prilli

Zejd Rexhepi: Populli do t’i dënojë mashtruesit më 8 maj, fitorja e Frontit do të jetë edhe më e madhe se 24 prilli

Kryetari i Lëvizjes Populli , Zejd Rexhepi tha se Fronti Evropian arriti që bashkërisht t’i prish muret të cilët e ndanin vëllaun nga vëllau, fqinj nga fqinji, shokun nga shoku.
Zejd Rexhepi tha se në 48 orët e ardhshme Fronti Evropian duhet të bëj revolucion politik që të dëshmojë se është gardian i vlerave tona, gardian i familjeve tona, gardian i vlerave që do të na shpien drejt BE-së.
“Opozita shqiptare para 24 prillit premtoj se do të jep dorëheqje nëse humb qoftë edhe me një votë më pak, pas 24 prillit i hangar fjalët e veta dhe mashtrojë. Opozita shqiptare para 24 prillit u thirr se nuk bën Qeveri pa ndryshime kushtetuese, bile ka nënshkruar deklaratën e përbashkët, ndërsa pas 24 prillit e mohon të njejtën”, tha Zejd Rexhepi, raporton SHENJA.
Zejd Rexhepi tha se ka kaluar koha kur policia ka prekur me duar ndonjë shqiptar.
“Fronti Evropian është ai që do t’i fitojë zgjedhjet më 8 maj, bile dyfishin e asaj që fitoi më 24 prill, sepse Fronti Evropian që jo vetëm do t’i bëj ndryshimet kushtetuese, por do të sigurojë mirëqenie ekonomike për të gjithë trashëgimtarët tanë, sepse këtë ua kemi borxh gjeneratave që vijnë”, tha Zejd Rexhepi.

MARKETING