Trump: Lufta me Iranin “do të përfundojë menjëherë” pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Trump: Lufta me Iranin “do të përfundojë menjëherë” pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se lufta me Iranin do të “përfundojë menjëherë” pas zgjedhjeve të 3 nëntorit për Kongresin, raporton Anadolu.

“Besoj se lufta do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve, sepse ata nuk mund të rezistojnë më”, u tha Trump gazetarëve para nisjes së tij për në Dallas të Teksasit, ku do të marrë pjesë në kongresin e parë të Partisë Republikane për zgjedhjet e mesmandatit.

Duke pretenduar se Teherani është “i dëshpëruar të përpiqet të ndikojë në zgjedhje”, Trump tha se Washingtoni nuk po kërkon rikthimin në bisedimet për çështjen bërthamore.

“Ne nuk po e kërkojmë këtë. Po, mund të ketë një negociatë, por nuk është diçka që po shqyrtojmë”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se administrata e tij po bën “shumë më tepër se një marrëveshje bërthamore”.

“Ka shumë më tepër sesa çështja bërthamore”, tha ai, duke shtuar se SHBA-ja “do të ketë çështjen bërthamore, kjo është 99,9 për qind e sigurt, por do të ketë edhe shumë gjëra të tjera në tryezë”.

MARKETING