Arabia Saudite paralajmëron banorët për kërcënim të mundshëm në Abha dhe Khamis Mushait
Autoritetet saudite lëshuan të martën alarme për një “rrezik të mundshëm” në qytetet jugperëndimore Abha dhe Khamis Mushait, në një kohë kur sulmet e përshkallëzuara të Huthive nga Jemeni fqinj po vazhdojnë, transmeton Anadolu.
Mbrojtja Civile Saudite u bëri thirrje banorëve që “të shkojnë menjëherë në vendin më të afërt të sigurt (brenda një ndërtese ose në një dhomë të brendshme larg dritareve) dhe të qëndrojnë aty derisa rreziku të ketë kaluar”, sipas një deklarate në platformën sociale amerikane X.
Paralajmërimet u dhanë në një kohë kur luftimet e përshkallëzuara në Jemen po përhapesn gjithnjë e më shumë në Arabinë Saudite fqinje.
Më herët të martën, Riadi tha se sulmet e Huthive që synojnë objekte civile dhe ekonomike në qytetet jugperëndimore Abha, Khamis Mushait, Jazan dhe Najran kanë plagosur 73 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

