Zëdhënësi i ZNAM-it: Askush më nuk do ta kërcënojë qeverinë!

Zëdhënësi i ZNAM-it: Askush më nuk do ta kërcënojë qeverinë!

Zëdhënësi i partisë ZNAM, Nikolla Memov, në një konferencë për media tha se askush më nuk do të mund ta kërcënojë qeverinë, pasi ata si parti janë garanci për partnerin më të madh qeverisës. Ai tha se do të reagojnë në, siç thonë ata, shkelje të dispozitave ligjore për përdorimin e gjuhëve dhe flamujve. I pyetur se nëse ministrat e VLEN-it përsëri e vendosin flamurin shqiptarë në hapësirat e qeverisë, Memedov deklaroi se ajo çështje do të diskutohet në organet partiake.
“ZNAM do të jetë garanci që asnjëherë më, askush nuk do të mund ta kërcënojë, me propozime joadekuate partnerin më të madh në qeveri, respektivisht qeverinë, dhe që do të shkojnë në dëm interesave kombëtare dhe shtetërore maqedonase. ZNAM do të jetë korrektues në Qeveri, sikur me rastin e betimit të kryetarit të Kuvendit, do të reagojë edhe në të gjitha rastet tjera kur do të ketë prishje të dispozitave të Ligjit për Përdorim të Gjuhëve dhe flamujve të bashkësive etnike”, ka deklaruar Nikolla Memedov, zëdhënës i ZNAM.

MARKETING