Xhiroja e 10-të në elitë, futbolli vendor në aksion nga e shtuna deri të hënën

Xhiroja e 10-të në elitë, futbolli vendor në aksion nga e shtuna deri të hënën

E shtuna sjell dy ndeshjet e para të xhiros së 10-të në elitën e futbollit vendor, raporton SHENJA.  Të parat në fushë do të zbresin Shkëndija e Haraçinës dhe Struga, në një përballje që pritet të sjellë futboll cilësor. Takimi do të luhet në stadiumin e Çairit, me fillim nga ora 12:00. Në ndeshjen tjetër të ditës, që do të zhvillohet nga ora 14:00, Bregallnica do të presë Vardarin në terrenin e saj.

MARKETING

Shik.mk

Ndeshjet e elitës vazhdojnë edhe të dielën, kur në program janë përballjet Bashkimi – Sileksi dhe Skopje – Shkëndija. Ndërkaq, xhiroja e 10-të do të përmbyllet të hënën me takimin Arsimi – Tikveshi. /SHENJA/

MARKETING