Irlandë e Veriut, një sulm i dyshuar me bombë artizanale shkakton evakuime në Belfast

Irlandë e Veriut, një sulm i dyshuar me bombë artizanale shkakton evakuime në Belfast

Një shpërthim në një shtëpi sot në Belfast të Irlandës së Veriut në orët e para të mëngjesit, ka detyruar evakuimin e banorëve të zonës përreth ndërsa një këshilltar lokal e përshkroi incidentin si “sulm me bombë artizanale”, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut (PSNI) tha se policët po ndërhynin pas një alarmi sigurie në zonën e rrugës Stanhope, në veri të Belfastit, ku ishte vendosur një perimetër sigurie.

“Policia ndodhet në vendngjarje pas një alarmi sigurie në zonën e rrugës ‘Stanhope’ në veri të Belfastit, pas një shpërthimi në një shtëpi në orët e para të së premtes. Është vendosur perimetër sigurie dhe një numër banorësh lokalë po evakuohen”, thuhet në deklaratën e policisë.

Këshilltari i Bashkisë së Belfastit, JJ Magee dënoi atë që e përshkroi si “sulm me bombë artizanale”, duke thënë se askush nuk ishte lënduar. “Ky është një akt i pamatur dhe i rrezikshëm që e ka lënë komunitetin lokal të tronditur”, shkroi Magee në platformën amerikane të mediave sociale X.

“Fatmirësisht, askush nuk është lënduar”, tha ai. Policia nuk dha hollësi të tjera lidhur me shkakun e shpërthimit apo shkallën e dëmeve.

MARKETING