Dita e katërt e protestës studentore në Tiranë, “blindohet” kryeministria, saldohen dritaret e katit të parë
Një tjetër protestë pritet të mbahet edhe këtë të premte në kryeqytet nga studentët dhe të rinjtë, duke hyrë kështu në ditën e katërt të saj.
Në kuadër të masave të sigurisë, mëngjesin e sotëm, sipas pamjeve, në Kryeministri po saldohen dritaret e katit të parë.
Kujtojmë se godina e Kryeministrisë ka qenë një nga objektivat e protestuesve, të cilët kanë shkaktuar dëme materiale. Protestat e ditëve të fundit janë shoqëruar me përplasje, dhunë dhe shoqërime në polici.

