Xhaferi për shkarkimin e ministrave: Qeveria funksionon plotësisht dhe pa pengesa, në kuadër të kompetencave

Xhaferi për shkarkimin e ministrave: Qeveria funksionon plotësisht dhe pa pengesa, në kuadër të kompetencave

Kryeministri i RMV-së Talat Xhaferi në intervistën për “Deutsche Welle”, iu referua ndryshimeve të propozuara në përbërjen e Qeverisë teknike të cilën ai e drejton, gjatë së cilës theksoi se Qeveria funksionon plotësisht dhe pa probleme dhe në kuadër të kompetencave.

MARKETING

Description of image

“Qeveria po funksionon plotësisht. Janë ndërmarrë veprime dhe masa në lidhje me zgjidhjen e statusit të një pjese, përkatësisht të anëtarëve të Qeverisë në përputhje me procedurën e përcaktuar dhe me kompetencat e dhëna me Kushtetutë”, tha kryeministri Xhaferi.

Ai po ashtu ka potencuar se nuk mund të komentojë deklaratat e anëtarëve të Qeverisë në emër të partive dhe si anëtarë të partive, duke theksuar se fokusi i tij primar janë kompetencat që i ka si Kryetar i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Unë jam Kryetar i Qeverisë dhe jam përgjegjës për Qeverinë. Unë kujdesem që Qeverinë ta udhëheq sipas ligjeve, rregulloreve dhe procedurave dhe funksionimit të Qeverisë”, theksoi Xhaferi.

I pyetur se si është bashkëpunimi me ministrat e opozitës, Xhaferi potencoi se marrëdhënia është e përshtatshme dhe kolegjiale dhe se të gjithë anëtarët e Qeverisë, pavarësisht se nga cili subjekt vijnë, kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime dhe sigurisht kanë të njëjtin trajtim.

“Pavarësisht se në çfarë pozicioni janë përcaktuar, gjegjësisht si pjesë e opozitës kanë hyrë në Qeveri, si pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës, ata janë anëtarë të Qeverisë me të drejta dhe kompetenca të plota për të zbatuar atë që është puna e Qeverisë”, theksoi kryeministri Xhaferi.

MARKETING