Vulat e ASH-së dhe takimi me Limanin, Snopçe sqaron qëndrimet në “Debat në Shenja”
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në emisionin “Debat në Shenja” ka deklaruar se vulat e ASH-së, u kanë takuar atyre që në fillim dhe kjo çështje është finalizuar me vendimin e Apelit.
“Aleanca vazhdon të rrugëtoj në rrugën e saj politike sikurse që ka vepruar deri më tani. Pra tendenca ishte që të miren vulat nga Arben Taravari, që e cila, me këtë vendim të Gjykatës së Apelit, u përkundua dhe vulat ngalin aty ku ishin”, tha Snopçe.
Sa i përket takimit të Arben Taravarit me Fatmir Limani, deputeti Snopçe, tha se Taravari e ka çmuar edhe më herët Fatmir Limanin, sidomos pas përkrahjes që ja ka dhënë në vitin 2021 për kryetar të komunës.
“Fatmir Limani si ministër i Punës dhe Politikës Sociale, nuk ka penguar asnjë projekt të vetqeverijes lokale të udhëhequra nga Aleanca për Shqiptarët”, deklaroi Snopçe.
Snopçe tha se Taravari nuk ka mohuar se është takuar me Limanin sikurse është takuar më para dhe vazhdon të takohet.
“Nuk kam informacione nëse ka negociata me Fatmir Limanin për tu bashkangjitur në ASH por normalisht…pra nuk kam informacione që Taravari në bisedat në katër sy me zotin Limani bisedojnë për bashkëngjitjen eventuale të Limanit në ASH”, deklaroi mes tjerash deputeti Snopçe.

