Vuçiq: Kurti ka të drejtë kur thotë se unë gjithmonë flas për Asociacionin

Vuçiq: Kurti ka të drejtë kur thotë se unë gjithmonë flas për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka të drejtë kur thotë se në çdo bisedë ai (Vuçiq) kërkon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, lidhur me këtë “i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjeve të nënshkruara”.

“Kurti ka të drejtë, unë kam pengesë në të folur, i përmbahem ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së dhe marrëveshjeve të nënshkruara”, tha Vuçiqi.
Vuçiq po ashtu u shpreh se Serbia do të përballet me shumë presione në këtë proces.

“Shumë ishin të pamatur dhe të zemëruar, duke shpresuar se unë do të firmosja diçka dhe se do të mund të thoshin se Serbia humbi, sepse ata kurrë nuk ishin të shqetësuar për Serbinë, por për kolltukët e tyre, a mund t’i zënë ato kolltuqe”, tha Vuçiqi.

MARKETING