Voska Sport ndahet me trajnerin Berat Imeri

Voska Sport ndahet me trajnerin Berat Imeri

Voska Sport në sezonin debutues në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut nuk do të drejtohet nga trajneri Berat Imeri. Palët nuk kanë arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën dhe zyrtarisht kanë ndarë rrugët.

Voska Sport me Berat Imerin arritën të shkruajnë historinë, duke u inkuadruar për herë të parë në elitën vendore.

Berat Imeri ekipin e Voska Sport e drejtoi në 30 ndeshje në Ligën e Dytë, duke regjistruar 23 fitore, 6 barazime dhe vetëm 1 disfatë.

MARKETING