Volkswagen planifikon të mbyllë të paktën tre fabrika në Gjermani

Volkswagen planifikon të mbyllë të paktën tre fabrika në Gjermani

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen planifikon të mbyllë të paktën tre fabrika në Gjermani dhe të bëjë pushime të mëdha nga puna, raporton Anadolu.

Presidentja e Këshillit të Biznesit të kompanisë Volkswagen, Daniela Cavallo, e cila përfaqëson punonjësit e kompanisë, tha në një fjalim në një ngjarje informative për punëtorët në Wolfsburg, ku është bazuar prodhuesi gjerman, se Bordi i Drejtorëve dëshiron të mbyllë të paktën tre fabrika në Gjermani.

Duke theksuar se do të ketë reduktime edhe në fabrikat e tjera të Volkswagen-it në vend, Cavallo deklaroi se Bordi Drejtues i kompanisë po planifikon pushime nga puna.

“Bordi gjithashtu planifikon të ketë shkurtime në të gjitha fabrikat e mbetura në këtë vend. Konkretisht, kjo nënkupton zvogëlimin e prodhimit, sasive, ndërrimeve dhe të gjithë linjës së montimit. Menaxhmenti është absolutisht serioz në lidhje me këtë. Kjo nuk është aspak shaka. Kjo nuk është një përplasje e thjeshtë në raundin e negociatave kolektive në fabrikat e Volkswagen-it në Gjermani. Asnjë nga fabrikat nuk është e sigurt”, tha ajo.

Duke shtuar se qeveria gjermane ka nevojë urgjente të përgatisë një masterplan për industrinë gjermane, Cavallo tha se rënia e industrisë pritet të ngadalësohet.

Ajo nuk tregoi se cilat fabrika në Gjermani do të mbyllen apo reduktohen, ose sa nga rreth 300 mijë punëtorët e Grupit Volkswagen në Gjermani mund të pushohen nga puna.

Volkswagen në fillim të shtatorit 2024 ka njoftuar se do të mbyllë fabrikat e tij në Gjermani për herë të parë në histori, si pjesë e masave të kursimit dhe uljes së kostove, duke prishur një marrëveshjeje 30-vjeçare për mbrojtjen e vendeve të punës të arritur pesë vjet më herët.

Si arsye për këtë, kompania përmendi faktin se kostot e larta të energjisë dhe punës në Evropë po reduktojnë konkurrencën e saj dhe po zvogëlojnë shitjet.

Grupi Volkswagen punëson rreth 650 mijë njerëz me 114 objekte prodhimi në 17 vende evropiane dhe dhjetë vende në Amerikë, Azi dhe Afrikë.

Prodhuesit gjermanë të makinave, të cilët arrijnë eksport në vlerë prej rreth 280 miliardë euro në vit, janë nën presion serioz për të ulur kostot dhe për të qëndruar konkurrues përballë kërkesës së dobët nga Kina dhe Evropa.

MARKETING