VMRO: Kaos në Shëndetësi, hakerët shatantazhojnë Qeverinë, ministrat ndërrohen si çorape!

VMRO: Kaos në Shëndetësi, hakerët shatantazhojnë Qeverinë, ministrat ndërrohen si çorape!

VMRO-ja vlerëson se një kaos i plotë po ndodh në Shëndetësi. “Njerëzit po vdesin duke pritur ilaçe, ministrat po ndërrohen si çorape, nuk ka rrogë për punonjësit e shëndetësisë dhe e fundit është se hakerët zhvatin shtetin dhe kërkojnë shpërblim”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare.

“Imagjinoni, hakerët po shantazhojnë qeverinë e Kovaçevskit, duke kërkuar shpërblim, për t’i kthyer të dhënat e qytetarëve nga faqja e fondit shëndetësor. Shëndetësia ne Maqedoni është në kolaps të plotë dhe vetëm pak vite më parë SDS i gënjeu qytetarët se do të kenë shërbime shëndetësore falas në BE. Kovaçevski nuk mund të ofrojë shërbime normale shëndetësore në Maqedoni, e lëre më në BE. Kjo qeveri e paaftë të vetëshpërbëhet një orë shpejt, e kërkojnë qytetarët”, thuhet ne kumtesen e VMRO-së.

MARKETING