VLEN: Punojmë për qytetarët – për një treg më të ndershëm, më të hapur dhe më të drejtë për të gjithë

Koalicioni VLEN vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për qytetarët. Gjatë kësaj jave, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ekipin e saj, inspektoi përfundimin e tri projekteve të rëndësishme infrastrukturore në Komunën e Dollnenit, ku u realizua rikonstruksioni i rrugëve lokale në fshatrat Lazhan dhe Zhitoshe.
Këto projekte, të financuara me mbështetjen e Bankës Botërore, përfaqësojnë një hap të rëndësishëm për sigurinë dhe mirëqenien e banorëve lokalë. Investimi në infrastrukturën rrugore është investim në të ardhmen, dhe VLEN do të vazhdojë të mbështesë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.
Projektet e realizuara:
📍 Rikonstruksioni i rrugës lokale në fshatin Lazhan – seksioni 2 (686 m)
📍 Rikonstruksioni i rrugës lokale në fshatin Lazhan – seksioni 3 (540 m)
📍 Rikonstruksioni i rrugës lokale në fshatin Zhitoshe – seksioni 1 (660 m)
Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve qendrore dhe lokale për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe për të avancuar infrastrukturën në çdo cep të vendit. Me një vizion të qartë dhe një plan konkret, VLEN do të vazhdojë të punojë për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të zhvilluar për të gjithë qytetarët.