VLEN: Patericat e Ali Ahmetit po lëshojnë klithma dëshpëruese për të mbuluar dështimet e tyre
Është e qartë si dita që satelitët e Ali Ahmetit, të zhytur në etjen për pushtet, po humbasin çdo grimcë të dinjitetit politik.
Pasi tradhtuan votuesit që dikur i besuan me zemër të pastër, ata iu bashkëngjitën BDI-së, me shpresën e një pozite të garantuar në pushtet. Por kur intrigat e tyre nuk dhanë rezultat, këta “shpresëhumbur” filluan të lëshojnë klithma dëshpëruese, që sot ngjasojnë me britmat e dikujt që po mbytet në sëmundjen e rëndë të depresionit politik.
Ata që dikur ishin zëri i shpresës, sot janë turpi i votuesve të tyre. Strategjia e tyre është kopja e keqe e BDI-së: manipulime, dezinformata dhe shpifje për të mbuluar dështimet e tyre.
Zijadin Sela, i kthyer tashmë në “zëdhënësin e heshtur” të Ali Ahmetit, ndjek modelin e propagandës së errët, duke u bërë një Gebels i keqqeverisjes. Mbështetësit e pakt të tij po e kanë të vështirë të kuptojnë si përfunduan duke mbrojtur ata që dikur i luftonin!
Për më shumë se 20 vite, padronët e Ziadin Selës kanë mbyllur sytë ndaj gjendjes katastrofike në Kuzhinën e Klinikës së Fëmijëve, duke lënë në harresë shëndetin e fëmijëve tanë. Kjo situatë alarmante nuk është pasojë e dy-tre viteve të fundit, por një dështim i vazhdueshëm që ka vënë në rrezik jetën e brezave të tërë. Për të riparuar këto pasoja të rënda kërkohet përkushtim, planifikim i kujdesshëm dhe zbatim i procedurave të rrepta ligjore – një angazhim që ata nuk e kanë pasur kurrë.
Falë koalicionit VLEN dhe drejtorit Rexhep Memedi, pas vetëm 4 muajsh punë të palodhur, ky problem i harruar për dekada po merr zgjidhjen përfundimtare. Për ne, shëndeti i fëmijëve është mbi gjithçka.
Koha e Ali Ahmetit dhe satelitëve të tij ka përfunduar. Qytetarët janë të vetëdijshëm për lojërat e tyre dhe nuk do të lejojnë më që të manipulohen nga ata që mendojnë vetëm për veten dhe klanet e tyre.
Koalicioni VLEN është shpresa e shqiptarëve!