(VIDEO) EVN dhe Rade Konçar ndihmojnë nxënësit me aftësi të kufizuara

(VIDEO) EVN dhe Rade Konçar ndihmojnë nxënësit me aftësi të kufizuara

EVN Maqedoni ka ndërmarrë hapa konkretë për përfshirjen e nxënësve me aftësi të kufizuara në tregun e punës. Kompania, së bashku me Rade Konçar-TEP, ka thelluar bashkëpunimin për krijimin e mundësive të reja për këta të rinj. Në kuadër të partneritetit, Rade Konçar-TEP do të punësojë nxënës me aftësi të kufizuara, të cilët do të angazhohen në procesin e prodhimit për nevojat e EVN Maqedonisë. Synimi është që përgjegjësia shoqërore dhe parimet ESG të shndërrohen në mundësi konkrete dhe të qëndrueshme për përfshirjen e të rinjve në mjedisin e punës.

EVN

“EVN Maqedoni dhe Rade Konçar-TEP po e thellojnë bashkëpunimin e tyre të orientuar drejt mbështetjes së përfshirjes së nxënësve me aftësi të kufizuara, si pjesë e angazhimeve për një veprimtari të përgjegjshme shoqërore, mundësi të barabarta dhe zhvillim të qëndrueshëm, në përputhje me parimet ESG”.

Bashkëpunimi u prezantua në një ngjarje të përbashkët të dy kompanive, ku u prezantuan edhe rezultatet e partneritetit të deritanishëm. Në aktivitet morën pjesë ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, si dhe drejtues dhe përfaqësues të institucioneve dhe kompanive. Bozhinovska theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta për të rinjtë me aftësi të kufizuara, duke vlerësuar se iniciativa të tilla tregojnë se përfshirja mund të bëhet pjesë reale e proceseve të biznesit. Sipas saj, partneritete të tilla duhet të shërbejnë si shembull dhe nxitje për kompani dhe institucione të tjera, në mënyrë që në të ardhmen të ketë edhe më shumë projekte që sjellin rezultate konkrete dhe të qëndrueshme.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING