Data qendrat, Andonovski: Po zhvillohen diskutime me financues potencial

Data qendrat, Andonovski: Po zhvillohen diskutime me financues potencial

Ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski ka njoftuar se qendra kombëtare e të dhënave pritet të ndërtohet në afërsi të Bunarxhikut, pranë zonave teknologjike-industriale. Ai bëri të ditur se po zhvillohen diskutimet me financues potencialë, ndërsa për projektin parashikohet edhe ndërtimi i një centrali fotovoltaik që do të mbulojë 30 deri në 40 % të nevojave për energji elektrike.
“Vendndodhja do të jetë pranë Shkupit, pranë njërës prej zonave të zhvillimit industrial. Është tokë shtetërore që nuk përdoret për bujqësi apo për ndonjë gjë tjetër, kështu që ne do ta përdorim këtë hapësirë. Centralet fotovoltaike tashmë janë ndërtuar afër. Gjithashtu planifikojmë të ndërtojmë një central fotovoltaik në fazën e dytë përveç qendrës së të dhënave, me të cilën do të përdorim 30 deri në 40 përqind të konsumit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik”, ka deklaruar ministri Andonovski.

MARKETING