(VIDEO) Kos: Maqedonia duhet të bëjë ndryshime kushtetuese

(VIDEO) Kos: Maqedonia duhet të bëjë ndryshime kushtetuese

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, është treguar e prerë sa i përket integrimit të vendit në BE. Ajo ka përsëritur  qëndrimin e Bashkimit Evropian se Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën për përfshirjen e bullgarëve, në mënyrë që të mund të vazhdojë procesin e integrimit evropian. Në një intervistë në televizionin bullgarë “BNT”, kur u pyet se si mund të ndikonte te Shkupi për ti bërë ndryshimet kushtetuese, Kos tha se beson që me qeverinë e re bullgare, do të gjendet një mënyrë që procesi me Maqedoninë e Veriut të vazhdojë.

MARTA KOS, KOMISIONERE EVROPIANE PËR ZGJERIM

“Unë besoj në qeverinë e re bullgare, me të cilën punoj shumë mirë. Të gjithë së bashku do të gjejmë një mënyrë për ta çuar përpara procesin me Maqedoninë e Veriut”.

Ajo shtoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të përmbushë premtimin e saj dhe të ndryshojë Kushtetutën.

MARTA KOS, KOMISIONERE EVROPIANE PËR ZGJERIM

“Ata duhet të ndryshojnë Kushtetutën, kjo është rënë dakord ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe 27 vendeve anëtare të BE-së. Pasi të bëhet kjo, do të mbështetem në mbështetjen e vendit tuaj në mënyrë që të mund të ecim përpara edhe me Maqedoninë e Veriut”.

Ndërkohë, sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian, Kos tha se Mali i Zi aktualisht është vendi më afër anëtarësimit. Ajo bëri të ditur se për Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën po përgatiten udhërrëfyes me hapa të mundshëm teknik që pritet të realizohen deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING