Vizita në Shqipëri i sjell fat Cannavaros, merr drejtimin e skuadrës së Serisë A

Vizita në Shqipëri i sjell fat Cannavaros, merr drejtimin e skuadrës së Serisë A

Vizita e pak ditëve më parë në Shqipëri i ka sjellë mbarësi Fabio Cannavaros që do të marrë drejtimin e Udineses. Ish mbrojtësi i Italisë , që më parë ka drejtuar dhe Beneventon, është gati për eksperiencën e tij të parë në stolin e një skuadre të Serisë A, me detyrën për të ringritur një skuadër që në katër ndeshjet e fundit ka pësuar 3 humbje dhe një barazim dhe në kuotën e 28 pikëve është në luftë të plotë për mbijetesën.

Në stafin e Cannavaros do të jetë edhe vëllai i tij, Paolo, Giampiero Pinzi dhe Emanuele Troise. Debutimi do të vijë të enjten, në orën 20.00, kundër Romës, në rikuperimin e sfidës që u ndërpre për shkak të gjendjes shëndetësore të Ndicka.

Presidenti i Udineses, Pozzo, në orët e shkuara kishte kontaktuar dhe ish-trajnerin e Shqipërisë, Edy Reja, por nuk gjeti një akord me teknikun 78-vjeçar, që nuk e ndjeu të arsyeshme të rikthehej në Serinë A. Për Udinesen do të jetë trajneri i tretë i këtij sezoni.

Cannavaro, kampion Bote në 2006 dhe fitues i Topit të Artë, kishte nisur si trajner si zëvendës i Olaroiu tek Al Ahli, në Arabinë Saudite, në vitin 2013. Vitin pasardhës, me sugjerimin e Marcello Lippit, u angazhua si trajner i parë i Guanzhou Evergrande, në Kinë, por u pushua nga detyra në 2015.
Në të njëjtin vit kaloi tek Al Nassr, në Arabinë Saudite, ku qëndroi në shkurt, sërish i pushuar, ndërsa në qershor shkoi te Tianjin, në Kinë, ku ngjiti skuadrën në kategorinë e parë. Më pas u rikthye tek Guangzhou Evergrande, ku fitoi Superkupën e Kinës në 2018 dhe kampionatin në 2019. Në shtator të 2021 zgjidhi kontratën me klubin, që kishte probleme ekonomike. Eksperiencën e parë si trajner në Itali e pati në Serinë B, në shtator të 2022, me Beneventon, ku u pushua pasi mori 16 pikë në 17 ndeshjet e para të kampionatit.

MARKETING