Sedlloski nuk ndryshon listën, Alioski rikthehet në stërvitje para sfidës me Skocinë

Sedlloski nuk ndryshon listën, Alioski rikthehet në stërvitje para sfidës me Skocinë

Seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut, Goce Sedlloski, ka vendosur të mos grumbullojë lojtarë të rinj për ndeshjen kundër Skocisë në Ligën e Kombeve. Pas ndeshjes me Slloveninë, ai kishte thënë se mund të kishte dy risi nga përfaqësuesja U21, por në konferencën për shtyp para ndeshjes deklaroi se ka vendosur ta shtyjë këtë hap, raporton SHENJA.

MARKETING

Shik.mk

Sedlloski theksoi se të gjithë lojtarët që luajtën në Lubjanë kundër Sllovenisë janë të shëndetshëm, ndaj nuk e sheh të nevojshme të thërrasë lojtarë të rinj nga përfaqësuesja e të rinjve. Një lajm shtesë pozitiv është edhe Ezgjan Alioski, i cili është rikthyer në stërvitje pasi mungoi në ndeshjen e mëparshme. Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë do të luhet të shtunën, duke filluar në orën 20:45, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. /SHENJA/

MARKETING