Maqedonia e Veriut mposhtet nga Skocia në Shkup
Maqedonia e Veriut pësoi një tjetër humbje në Ligën e Kombeve, duke u mposhtur 0-2 nga Skocia në Shkup, raporton SHENJA.
Skocia e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi që në minutën e 6-të, kur Kiernan Boëie shënoi me një goditje të bukur nga distanca. Maqedonia pati vështirësi të gjente hapësira dhe gjatë pjesës së parë nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare.
Në pjesën e dytë, loja u shoqërua me disa ndërhyrje të VAR-it. Skocia fitoi një penallti, të cilën John McGinn e shndërroi në gol për 0-2.
Situata u bë më interesante në fund, pasi Skocia mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të McKennas. Megjithatë, Maqedonia nuk arriti ta shfrytëzonte avantazhin numerik dhe mbeti pa gol.
Kjo ishte humbja e tretë e Maqedonisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Ndeshjen e radhës kuqezinjtë do ta zhvillojnë në transfertë ndaj Zvicrës në Lucern. /SHENJA/

