Visar Ademi: Shqiptarët u kthyen në origjinë, në ministri pa resorë, pa portfolio, ekologji, ministri që nuk janë të dorës së parë

Visar Ademi: Shqiptarët u kthyen në origjinë, në ministri pa resorë, pa portfolio, ekologji, ministri që nuk janë të dorës së parë

Analistit politik Visar Ademi në emisionin “Intervistë në SHENJA’, tha se është koha që të hapet debati i cilësisë së përfaqësimit dhe jo numrit.
Ai tha se mund të pajtohet me atë se kot e kemi fituar ministrinë e financave dhe të ekonomisë, kur nuk ka cilësi në prezantim, por tani kur ta marrin nuk të vjen mirë sepse ne në vend të ta risnim debatin për cilësi, përsëri kthehemi te numrat.
“Kjo e bënë ngecjen e zhvillimit tonë të madh, sepse tani do flasim për përfaqësim sasior. BDI e ngriti këtë si çështje i morën disa ministri… fatkeqësisht ky hov u ndërpre sepse tani kthehemi në origjinë, kthehen në ministra pa resorë, pa portfolio, kthehen te ministria e ekologjisë, te kultura, ajo që nuk janë të dorës së parë”, u shpreh Visar Ademi.

MARKETING