Visar Ademi: Ndryshimi nuk është slogan, por koncept, ide, VLEN nuk ka asnjë prurje të re, janë politikanë që i njohim

Visar Ademi: Ndryshimi nuk është slogan, por koncept, ide, VLEN nuk ka asnjë prurje të re, janë politikanë që i njohim

Analistit politik Visar Ademi në emisionin “Intervistë në SHENJA’, duke folur për VLEN-in tha se ndryshimi nuk është slogan, por është koncept ide, kulturë veprimi.

“Tani të gjithë këto persona, ishin deputetë, kryetar partie, tani do bëhen ministra. Ne për çfarë e kemi kritikuar BDI-në. E kemi kritikuar se për 17 vjet një person shkon rotacion nga një ministri në tjetër, e kemi kritikuar për këtë bashkë, që nuk ka patur prurje të reja. Te VLEN-i ka prurje të reja? Këto emra janë deputet, kryetar partie, sekretar partie, tani do t’i lenë komunat do të bëhen ministra. Ideja e kësaj, pra t’i nuk ke ndryshim në njerëz”, tha Visar Ademi.

Sa i përket veprimit, Ademi tha se duhet të shikohen komunat që i udhëheqin këta duke shtuar se nuk ka asnjë ndryshim, madje tha se “është më keq se BDI-ja”.

“Borxhet publike kanë kapur stratosferën a nuk ka ndryshime infrastrukture, ndryshim i nuk është slogan, është ide. Shihen sepse nga emrat e ministrave e sheh”, tha më tej Ademi.

MARKETING