Vinicius Junior pranë rinovimit me Real Madridin

Vinicius Junior pranë rinovimit me Real Madridin

Sulmuesi brazilian Vinicius Junior raportohet se ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Real Madridit për rinovimin e kontratës së tij.

Sipas “Sky”, ylli i “Los Blancos” pritet të vazhdojë të jetë pjesë e klubit madrilen edhe për shumë vite në vijim.

Pas një periudhe të gjatë negociatash, palët kanë gjetur një kompromis në parim për një kontratë të re afatgjatë, ndërsa tani mbetet vetëm finalizimi i detajeve para nënshkrimit zyrtar.

Kontrata aktuale e Viniciusit skadon në vitin 2027, ndërsa më herët ishte raportuar se ai kishte njoftuar një rinovim të mundshëm. Megjithatë, marrëveshja nuk ishte konkretizuar, çka kishte shtuar dyshimet për të ardhmen e tij dhe kishte nxitur spekulime për një largim të mundshëm.
Gjatë kësaj periudhe, u raportua se Real Madridi kishte hasur vështirësi në negociata për shkak të kërkesave të larta financiare të lojtarit, duke bërë që bisedimet të ngadalësoheshin. Kjo situatë solli edhe zëra për interesim nga klube të pasura të Arabisë Saudite.
Megjithatë, thuhet se Vinicius ka pranuar kompromis në aspektin e pagës, pasi Kylian Mbappé do të mbetet lojtari më i paguar i skuadrës. Kjo nënkupton se braziliani, edhe me kontratën e re, nuk do ta kalojë francezin në renditjen e pagave.

Kjo bie ndesh me raportimet e mëhershme, sipas të cilave Vinicius kishte kërkuar të bëhej lojtari më i paguar i Real Madridit.

MARKETING