Villarreal shkakton tërmet “5 ballësh”, Barcelona e pëson keq në shtëpi

Villarreal shkakton tërmet “5 ballësh”, Barcelona e pëson keq në shtëpi

Barcelona bie në shtëpi, ndërsa u “shkatërrua” me rezultatin 3-5 nga Villarreal në takimin e javës së 22-të të La Liga.

Sfida mund të ishte zhbllokuar që në minutën e 22’, pasi goli i Moreno-s u anulua për faull.

Megjithatë në minutën e 41’ Moreno gjeti sërish rrugën drejt rrjetës dhe zhbllokoi takimin.

Në minutën e 54’ Akhomach dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij.

Barcelona rihapi sfidën në minutën e 60’, me Gundogan, teksa vetëm tetë minuta më pas Pedri barazoi për Barçën.

Barcelona kaloi në avantazh në minutën e 71’ pas autogolit të Bailly.

Megjithatë në minutën e 84’ Guedes barazoi për Villarreal, teksa Sorloth bëri “poker” për ekipin e tij në minutën e 90+9’

Sfida u vulos në minutën e 90+12’, me Morales që i shënoi golin e pestë Barçës.

Pas këtij takimi Barcelona renditet në vend të tretë me 44 pikë, teksa Villarreal renditet në vend të 14-të me 23 pikë.

MARKETING