(VIDEO) Zyrtarë të Komisionit Evropian kërkojnë të mos bëhen punësime partiake në M-NAV

(VIDEO) Zyrtarë të Komisionit Evropian kërkojnë të mos bëhen punësime partiake në M-NAV

Të hulumtohen aktet e dhunshme. Kjo është porosia nga Komisioni Evropian, në lidhje me skandalin e fundit në Kompaninë e Kontrollit Ajror. Këtë porosi ata e kanë dërguar për emisionin “25 Minuta”, i cili transmetohet në Televizionin Shenja. Nga Komisioni Evropian kanë theksuar se është e rëndësishme që emërimet në këtë kompani të navigacionit ajror të bazohen në merita, kualifikime dhe eksperiencë.

KOMISIONI EVROPIAN

“Presim që autoritet publike t’i hulumtojnë raportet për ndikim të jashtëm jo adekuat dhe dhunëm mbi personelin në M-NAV. Me fjalë të tjera qendrimet evropiane, ndodhitë në instutucionet publike në Maqedoninë e Veriut janë shumë të qarta. Brukseli theksoi se është me rëndësi që avancimet të bëhen në bazë të meritave, që do thotë, kualifikim, shkathtësi, eksperiencë, që nuk i përket një partie, ose ndonjë lidhjeje personale”.

Në aviacionin ajror duhet të punësohen vetëm persona kualitativ dhe ekspertë të asaj fushe, që të kryejnë punën me përgjegjësinë më të lartë. Kështu ka deklaruar piloti dhe instruktori Venko Bikovski. Ndërkaq, në lidhje me këtë incidenë, ai shtoi se ata të cilët janë futur dhe kanë sulmuar të punësuarit në M-NAV, nuk kanë qenë të vetëdijshëm se çfarë tragjedie ka mundur të ndodhte.

VENKO BIKOVSKI, PILOT DHE INSTRUKTOR

“Mirëpo, çfarë mund të ndodhte, do më duhej shumë kohë t’ju sqaroj të gjitha skenarët dhe ngjarjet që do të mund të ndodhnin. E, a ka mund të ndodhin, po ka mundur. Ajo çfarë është më e tmerrshme se është se përse këta e trajtojnë, këta djem që aty kanë hyrë, mendoj se nuk kanë qenë të vetëdijshëm se çfarë kanë bërë. Do të vetëdijesohen kur do të shihet se si kjo mundej të përfundonte, dhe se si kjo të trajtohet në të drejtën ndërkombëtare”.

Edhe Bikovski vlerëson se politika duhet t’i largojë duart sa më larg punësimeve në M-NAV. Megjithatë, ai thotë se ka persona të aftë që mundet të bëjnë këtë punë, por sipas tij, nuk u jepet mundësia. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING