Logos-A sjell librin “Nënat që nuk bërtasin” të autores Hatice Kübra Tongar

Logos-A sjell librin “Nënat që nuk bërtasin” të autores Hatice Kübra Tongar

Shtëpia botuese Logos-A ka sjellë për lexuesit librin me titull “Nënat që nuk bërtasin”, të autores Hatice Kübra Tongar.

Vepra synon të promovojë një qasje të re në komunikimin mes nënës dhe fëmijës, duke vendosur në plan të parë mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe kujdesin reciprok.

Libri ofron këshilla dhe përvoja praktike për prindërimin e ndërgjegjshëm, ndërsa gjuha e thjeshtë dhe e kuptueshme e autores e bën leximin të lehtë dhe tërheqës për çdo prind. Po ashtu, ilustrimet e shumta e pasurojnë përmbajtjen dhe e bëjnë librin më të afërt me lexuesin.

Me këtë botim, Logos-A vazhdon të sjellë vepra që frymëzojnë dhe kontribuojnë në edukimin e familjes dhe shoqërisë.

Frymëzimi vazhdon…

MARKETING