(VIDEO) Zgjerohet hetimi për rastin “Aditiv”, ndalohen edhe tetë persona – dyshohen edhe për pastrim parash

8 persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi janë arrestuar sot lidhur me rastin e njohur në opinionin si “Aditiv” , njoftojnë nga prokuroria themelore publike. Nga atje thonë se edhe tre të dyshuar të mëparshëm akuzohen edhe për pastrim parash.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE
“Nga materialet e siguruara dëshmuese është miratuar një urdhër tjetër për kryerjen e procedurës hetimore ndaj 11 personave, për të cilët dyshohet se tre persona të përfshirë nga hetimi i mëparshëm kanë kryer edhe veprën penale të pastrimit të parave. Për të njëjtën vepër dyshohen edhe pesë persona të tjerë, nga të cilët i dyshuari i parë akuzohet për veprën e bashkëpunimit kriminal. Tre persona të përfshirë në procedurën hetimore akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Njëkohësisht, përveç katër personave juridikë penalisht përgjegjës, rasti përfshin edhe një person juridik, pronari dhe menaxheri i të cilit është i dyshuari i parë”.
Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, prokuroria do t’i propozojë gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup masë paraburgimi ndaj të dyshuarit të parë dhe masë parandaluese për tetë të dyshuarit e mbetur, ndërsa për tre të dyshuarit të cilët tashmë janë nën hetim, masat e vendosura më parë për sigurinë e tyre mbeten në fuqi. Në ndërkohë, me propozim të prokurorisë janë ngrirë edhe 22.399.953,00 denarë dhe një veturë “Audi”.
Hetimi për rastin “Aditiv” ka nisur më 10 dhjetor të 2024 dhe përfshin 23 persona fizikë dhe katër persona juridikë. Dyshohet se ata kanë kryer krim financiar, transaksione të pagesave, keqpërdorim të detyrës zyrtare duke shkattuar një dëm prej 6.5 milionë euro. Ish drjetori I EMV-së Vasko Kovaçevski është njëri prej të dyshuarve në këtë rast, ndaj të cilit është lëshuar arrest ndërkombëtarë pasi nuk është gjetur nga organet hetimore.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/