(VIDEO) Zgjedhjet e parakohshme: LSDM akuzon Mickoskin për destabilizim, ai i përgjigjet opozitës

(VIDEO) Zgjedhjet e parakohshme: LSDM akuzon Mickoskin për destabilizim, ai i përgjigjet opozitës

Partia opozitare maqedonase, LSDM, ka drejtuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski. Anëtari i Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Zhernovski, akuzoi drejtpërdrejt Mickoskin se siç tha, po përgatit një skenar për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe nxitje artificiale të tensioneve ndëretnike, të cilat, sipas tij, janë të koordinuara me shërbimet serbe dhe ruse. Megjithatë, ai tha se LSDM nuk do të bëhet alibi për këtë skenar. Pas dështimit të skenarit fillestar me Bullgarinë, Zhernovski tha se fokusi i Qeverisë do të zhvendoset tek marrëdhëniet ndëretnike me shqiptarët.

MARKETING

Description of image

ANDREJ ZHERNOVSKI, ANTAR I KËSHILLIMIT EKZEKUTIV TË LSDM-SË

Pasi dështoi ai skenar, tani opinionin, duam ta paralajmërojmë për këtë, do të jetë dëshmitar i një skenari të ri. Tani nuk do të jenë bullgarët argumenti kryesor kundër nesh, përkatësisht alibia për zgjedhjet, por do të jenë, kujdes, shqiptarët. Ky skenar nuk i nevojitet vetëm fushatës nacionaliste të VMRO-së, por i nevojitet edhe Vuçiqit. Vuçiqi fillon me të njëjtat akuza, me të njëjtin skenar, në të njëjtën mënyrë. Kjo alibi, duhet ta themi hapur, nuk është një skenar i sajuar në kokën e Mickoskit. Është një alibi që ia japin shërbimet ruso-serbe”.

Ndërkaq, lidhur me këto deklarata nga LSDM, Mickoski theksoi se opozita nuk e di se çfarë dëshiron dhe vazhdimisht taktizon.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Ju e dini qëndrimin tonë dhe qëndrimin e Qeverisë, i cili është se mandati i saj është katër vjet. Nga sa mund të shoh, opozita taktizon kur bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme ose zgjedhje të pjesshme. Por kjo është ajo që është. Mandati ynë si Qeveri është katër vjet dhe prioriteti ynë janë qytetarët, interesat e qytetarëve dhe projektet e reformat që duhet të zbatojmë dhe që qytetarët presin nga Qeveria dhe ajo që kemi zbatuar në 25-26 muajt e fundit që kur u zgjodh kjo Qeveri”.

Sa i përket zgjedhjeve të parakhoshme parlamentare, edhe partitë politike të bllokut shqiptarë kanë mendime të ndryshme. BDI, ASH dhe Lidhja Shqiptare, që veprojnë në opozitë vazhdimiishtë kërkojnë zgjedhje, e nga partia në pushtet VLEN, theksojnë se mandati 4 vjeçar duhet përfunduar në kohën e paraparë, pas sipas tyre, ju nevojitet kohë për ti realizuar projektet të cilat i kanë premtuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING