(VIDEO) Vrasja e dyfishtë në Shkup, policia ka gjetur 50 gëzhoja, shumica e plumbave të trupin e viktimave

(VIDEO) Vrasja e dyfishtë në Shkup, policia ka gjetur 50 gëzhoja, shumica e plumbave të trupin e viktimave

Në lokalin “Shisha Bar” në Kalanë e Shkupit,  ku të hënën në mbrëmje u vranë dy persona , janë gjetur 50 gëzhoja, ndërsa pjesa më e madhe e pesdhjetë plumbave kanë përfunduar në trupat e dy të vravëve. Kështu njoftoi shefi i Prokurorisë Publike Shkup, Gavril Bubevski, i cili koordinon paraheteimin për rastin.

GAVRIL BUBEVSKI, SHEF I PROKURORISË PUBLIKE SHKUP

“Është e njohur se sa lëndime saktë ka në trupat e të vrarëve, por unë ende se kam atë të dhënë, nuk e kam raportin nga mjekësia ligjore, por 40 nga 50 gëzhojat janë gjetur rreth trupave të të vrarëve. Pjesa më e madhe e plumbave ka përfunduar në trupat e tyre, përkatësisht shumë pak kanë përfunduar jashtë”.

Pas informatave se, sulmuesit kanë hyrë në lokal me uniforma policie dhe të maskuar du u kanë thënë mysafirëve se bëhet fjalë për kontroll poliocore, Bubevski gjatë intërvistët në “360 shkallë” në Alsat, tha se ata kanë folur në gjuhën maqedonase.

GAVRIL BUBEVSKI, SHEF I PROKURORISË PUBLIKE SHKUP

Ata kanë folur në gjuhën maqedonase, por kjo nuk është hetuar deri në fund nëse është pastër në gjuhën maqedonase, a bëhet fjalë për përzierje. Megjithatë, kjo është situatë në të cilën personat kanë armë dhe kur i merrni këto informata nga dëshmitarët duhet të jeni edhe të kujdesshëm. Po shqyrtohen të gjitha mundësitë që i kemi në dispozicion për të parë nëse kemi gjurmë serioze ndaj personave të caktuar”.

 

I pyetur se në çfarë drejtimi kanë shkuar sulmuesit pasi kanë djegur automobilin “Audi A6”, Bubevski tha se ende nuk kanë informata.

Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni, janë dy të vrarët gjatë incidentit të 6 marsit në një lokal në Kanlanë e Shkupit. Vrasja ka ndodhur rreth orës 20, ndërkaq në polici është lajmëruar në ora 20:11 minuta, pas 20 minutave policia ka gjetur të djegur një automjet “Audi a6”, i cili dyshohet se është i vrasësve.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING