Sot mot i ndryshueshëm me reshje lokale, temperaturat deri në 19 gradë
Moti sot në vend do të karakterizohet nga vranësira të ndryshueshme, me reshje lokale të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here do të jetë më e fortë përgjatë luginës së lumit Vardar.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, ndërsa nuk përjashtohen reshjet e lehta të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriut. Temperatura do të lëvizë nga 10 gradë Celsius në mëngjes, deri në 13 gradë gjatë ditës.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), reshje të herëpashershme shiu priten edhe nesër, kryesisht gjatë orëve të pasdites.
Ndryshime në mot priten edhe gjatë ditëve të ardhshme. Në fillim të javës së ardhshme të punës, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Megjithatë, në mesin e javës pritet intensifikim i reshjeve, me shi më të bollshëm, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.
Gjatë kësaj periudhe do të fryjë erë mesatare, e cila herë pas here do të jetë e fortë nga drejtimi i jugut.

