(VIDEO) VMRO: Pakoja e masave të qeverisë është pako mitmarrjeje

(VIDEO) VMRO: Pakoja e masave të qeverisë është pako mitmarrjeje

Pakoja e masave të përgatitura nga Qeveria e Kovaçevskit dhe Ahmetit nuk është gjë tjetër veçse një paketë për mitmarrje të lirë parazgjedhore që vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve të dyfishta parlamentare dhe presidenciale, deklaroi Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE . Ai shtoi se kjo pako e masave nuk është për ndihmë sistematike ndaj kategorive më të rrezikuara të qytetarëve, por për mito të lirë të dukshme të votave.

IVICA TOMOVSKI NGA VMRO-DPMNE

Qeveria shpenzon 2 miliardë euro për ndërtimin e korridoreve nëpër kompanitë e BDI-së dhe LSDM-së, shpenzon miliona euro për gërmimin në REK Manastir si dhe kompanitë dhe bizneset e qeverisë po ecin mirë, dhe këtu japin 500 dhe 1000 denarë për të ndihmuar njerëzit. Ajo mito që kjo qeveri e quan ndihma 500 dhe 1000 denarë nuk vlejnë asgjë kur inflacioni është dyshifror, kur të gjitha produktet për konsum të vogël nëpër dyqane janë në qiell, kur ushqimi është 200% më i shtrenjtë dhe për këtë arsye kjo qeveri nënvlerëson njerëzit me këtë”.

Tomovski tha se shpenzohen miliona për tenderë dhe për mbushje të xhepave të qeverisë, ndërsa nga  1000 dhe 500 denarë për popullin. “Në fund të vitit në vend do të jetojnë në varfëri rreth 600.000 njerëz ndërkaq 80.000 qytetarë mbijetojnë me vetëm 60 denarë në ditë dhe 600.000 qytetarë me 150 denarë  në ditë“.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING