(VIDEO) VMRO me 58 deputetë, Fronti Europian 19, LSDM 18, VLEN 13

(VIDEO) VMRO me 58 deputetë, Fronti Europian 19, LSDM 18, VLEN 13

Maqedonia e Veriut e përfundoi procesin e votimit. Dy ciklet zgjedhore të mbajtura më 24 prill dhe 8 maj, u kurorzuan me fitoren e VMRO-DPMNE-së, partia e cila fitoi më së shumti vota, mbi 400 mijë vota. Kurse partia që edhe vetw e pranoi humbjen ishte LSDM, e cila nuk mori më shumë se rreth 150 mijë vota. Votat e koalicioneve më të mëdha të përkthyera në mandate deputetësh janë, VMRO 58 dhe LSDM 18 mandate deputetësh.

Tek kampi shqiptarë, Fronti Evropian fitoi mbi 137.486 vota ose 19 deputetë, kurse koalicioni VLEN, 106.991 vota ose 13 mandate.

Risi në këto zgjedhje janë 6 mandatet e Lëvizjes ZNAM, e cila mori 55.539 vota. Me një shifër të afërt është edhe partia Levica e cila ka marë 67.338 vota dhe poashtu ka 6 mandate.

Mandatet partive të Frontit Evropian:

1). BDI “10 deputet”

2). Aleanca e Ziadin Selës “4 deputet”

3). PDSH “2 deputet”

4). TDP “1 deputet”

5). Levizja e Turqëve “1 deputet”

6). Levizja Populli “1 deputet”

Sipas njësive zgjedhore:

Njësia 1: Blerim Bexheti, Ilir Hasani

Njësia 2: Sadulla Duraku, Skender Rexhepi Zejd, Dijana Toska, Elmi Aziri

Njësia 5: Ziadin Sela, Musa Xhaferi, Arbana Pasholli, Ismail Jaoski

Njësia 6: Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Ilire Dauti, Menduh Thaci, Rina Ajdari, Bejxhan Ilijas, lir Demiri, Sali Murati, Fatmire Isaki.

Mandatet e partive të koalicionit “VLEN”:

1). Aleanca e Arben Taravarit “5 deputet”

2). Levizja Demokratike “3 deputet”

3). Alternativa “2 deputet”

4). BESA “2 deputet”

5). Vetvendosje “1 deputet”

Mandatet e VlEN-it sipas njësive zgjedhore:

Njësia 1: Izet Mexhiti, Bekim Sali

Njësia 2: Afrim Gashi, Rijad Shaqiri, Merita Koxhaxhiku

Njësia 5: Salim Sulejmani

Njësia 6: Bilall Kasami, Bekim Qoku, Mimoza Musa, Halil Snopçe, Fatmir Limani, Saranda Imeri – Stafai, Sadik Sulejmani.

Kujtojmë se këto janë nga 98.60% të rezultateve të përpunuara nga KSHZ. Kjo e fundit pasdite ka paralajmëruar rezultatet e 100% të votave të përpunuara.

Dalja e qytetarëve në votim më 8 maj, ka qenë 53%, kurse më 24 prill ka qenë 48 %.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING