(VIDEO) VLEN: Pas pankartave studentore fshihet dora e BDI-së
Përderisa protesta e studentëve e paralajmëruar më 18 nëntor, që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, po merr mbështje të gjerë, përfshirë edhe nga Shqipëria dhe Kosova, partia VLEN, që është pjesë e qeverisë thekson se “pas pankartave studentore fshihet dora e BDI-së”. Ata theksojnë se disa studentë janë futur në lojën e BDI-së.
VLEN
“Si hipokrite që është, bashkë me disa ‘studentë’ të futur në lojën e saj të pistë politike, po përpiqet t’i përdorë pankartat studentore si karrem për rikthim në pushtet. Bujar Osmani, Arbër Ademi, Blerim Bexheti dhe tajfa e tyre nuk e kanë hallin e studentit. Nuk e kanë hallin e gjuhës shqipe. E kanë hallin e vetes. E kanë hallin e pushtetit, privilegjeve dhe karrierave të dështuara, prandaj studentin e manipulojnë dhe e instrumentalizojnë për ta shfrytëzuar si mjet drejt pushtetit”.
Nga partia VLEN shtojnë më tej se provimi i jurisprudencës asnjëherë nuk është dhënë në gjuhën shqipe, ndërsa akuzojnë BDI-në se nuk e ka zgjidhë këtë çështje gjatë gjithë viteve që ka qenë në pushtet. Ata zotohen se provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe shumë çështje tjera që sipas tyre, BDI i ka lënë përgjysmë, do t’i zgjidh VLEN-i.
Kujtojmë se sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, këto akuza, ditë më parë në emisionin “Debat në Shenja”, i mohoi kategorkisht, pasi sipas tij, thirrja e studentëve është e hapur për gjitha partitë politike , ndërsa akuzoi VLEN-in se shpërndanë dezifomata në opinion, për të vetmën arsye, që siç tha, ta mbulojnë turpin e tyre për mos pjesmarrje në protestë.
Samir Mustafa /SHENJA/

