(VIDEO) VLEN: Autoriteti i Ahmetit është shkatërruar

(VIDEO) VLEN: Autoriteti i Ahmetit është shkatërruar

Koalicioni VLEN edhe sot ka lëshuar një sërë kritikash për kryetarin e Bashkimin Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin dhe për partinë e tij. Nga VLEN thonë se për shkak të skandaleve të Artan Grubit është shkatërruar autoriteti i Ali Ahmetit. Pas gjithë këtyre ngjarjeve, sipas VLEN-it, Ahmeti nuk ka më mundësinë të imponojë asnjë zgjidhje, sepse askush nuk beson më se do të kthehen shpejt në pushtet.

VLEN

Dëshpërimi ka shkuar deri aty sa të çon inate edhe me administratën amerikane, duke i mbajtur afër dhe justifikuar sjelljen e kuadrove të BDI-së që janë në lista të zeza. Skenarit për bojkot dhe planeve për provokimin e incidenteve ditën e zgjedhjeve i ka paraprirë një përçarje e brendshme në frontin e BDI-së”.

Nga VLEN thonë se në vend që të defokusojë opinionin me shqetësim të rrejshëm për gjuhën shqipe, BDI duhet të përgjigjet, për disa pyetje që ata i kanë parashtruar publikisht.

VLEN

A i ka thënë Ahmeti Selës se nuk mund të heqë dorë nga shërbimet e Ramiz Merkos? A është e vërtetë që Artan Grubi qëndron pas Ramiz Merkos për shkak të pazareve të tyre të ndërsjella? A është e vërtetë që Zijadin Sela i është kërcënuar se do të bojkotojë zgjedhjet lokale në Strugë nëse Ramiz Merko nuk përjashtohet nga BDI. Përgjigjet e këtyre pyetjeve do ta vërtetojnë atë që po themi: pas përpjekjes për të shkaktuar krizë politike fshihet frika nga humbja”.

Skenari i bojkotit nuk ka asnjë lidhje me të ashtuquajturin “deshqiptarizim”, për të cilin BDI po mashtron. Populli shqiptar e ka kuptuar këtë mashtrim politik dhe do ta ndëshkojë ashpër këtë tradhti në zgjedhjet e ardhshme, thuhet më tej në reagimin e koalicionit VLEN.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING