(VIDEO) Vjosa Osmani: Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të ndërmarrë hapa konkret

(VIDEO) Vjosa Osmani: Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të ndërmarrë hapa konkret

Është koha për hapa konkret nga ana e BE-së sa i përket antarsimit të shteteve demokratike. Kështu deklaroi presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, pas takimit të Bërdo-Brionit, të liderëve të rajonit që u mbajtë në Shkup. Osmani u shpreh se integrimi evropian ishte kryefjala e takimi dhe synimit që të ecet sa më përpara në këtë proces. Kurse shtoi se ky ka qenë takimi më konstruktiv i Bërdo – Brionit që kanë pasur ndonjëherë, dhe  nuk ka pasur mosdakordim për temat e propozuara.

Vjosa Osmani, president e RKS-së

“Fatkeqësisht siç e kemi parë me procesin e liberalizimit të vizave, edhe pse i ndarë është dëshmuar që shpesh herë edhe kur plotësohen kriteret pasataj përgjigja ose reagimi i BE-së është shumë i vonshëm. Edhe sa i përket temave të tjera nga çështja e agjendës së gjelbërt e deri te çështja e ikjes së qytetarëve tanë, largimit për shkak të çështjeve të ndryshme, qofshin ato ekonomike, sociale ose të tjera, diskutuam për hapa konkret se si mund ta ndihmojmë njëri- tjetrin”.

Osmani u shpreh se në takim bilateral me presidentin Pendarovski e ka informuar me detaje për situatën në veri dhe hapat që ka ndërmarrë Kosova për shtensionim të situatës. Ndërsa në takim me atë të Koracisë, tha se ka shprehur nevojën që BE t’i largoë masat që i ka shqiptuar për Kosovën, për këtë situatë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING