(VIDEO) Vazhdon greva e përgjithshme e specializantëve privat

(VIDEO) Vazhdon greva e përgjithshme e specializantëve privat

Greva e mjekëve privatë specialistë po vazhdon edhe sot. Në ditën e  katërt të grevës së përgjithshme, ata  dënuan presionet me të cilat përballen nga klinikat dhe kolegët më të vjetër specialistë.  Hristina Ilioska Çeslaroska, specialiste interne në vitin e tretë, I inkurajoi të gjithë kolegët specialistë privatë, që të mos i nënshtrohen presioneve të klinikave dhe të ngulmojnë në këtë luftë të tyren.

HRISTINA ILIOSKA ÇESLAROSKA

“Duke qenë se Ministria e Shëndetësisë dhe Ministri nuk po i dëgjojnë kërkesat tona, dmth kanë folur vetëm për kërkesën e tretë të fundit për zgjidhjen e statusit tonë, ne jemi të vetëdijshëm dhe e dimë se është një proces i gjatë dhe statusi ynë nuk do të zgjidhet lehtësisht dhe shpejt”.

Ajo ka sqaruar se për këtë arsye kanë kërkuar që të plotësohen menjëherë dy kërkesat e para, rritja e pagesës mujore dhe vendosja e sigurimit shëndetësor. Njëkohësisht ajo theksoi se meqenëse nuk u zgjidhën ato dy kërkesa, të cilat kërkuan të zgjidhen urgjentisht, ata do të vazhdojnë  me grevën e tyre. /SHENJA/

MARKETING