Tërmet në zonën Dellçevë-Berovë, lëkundjet ndihen në juglindje të vendit
Një tërmet me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në orën 14:29 në zonën epiqendrore Dellçevë-Berovë, rreth 122 kilometra në juglindje të Shkupit.
Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, tërmeti kishte magnitudë lokale ML2.7.
Lëkundjet janë ndjerë në pjesët juglindore të vendit, veçanërisht në Pehçevë, Berovë dhe zonat përreth. Intensiteti i tërmetit është vlerësuar në III gradë sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.
Deri më tani, nuk raportohet për të dhëna mbi dëme materiale apo persona të lënduar.

