Libia pezullon operacionet e prodhimit në tri objekte nafte pas mbylljes së një tubacioni kryesor

Libia pezullon operacionet e prodhimit në tri objekte nafte pas mbylljes së një tubacioni kryesor

Korporata Kombëtare e Naftës e Libisë njoftoi të martën se prodhimi dhe operacionet në tri objekte të naftës janë pezulluar pasi pjesëtarë të Gardës së Objekteve të Naftës kanë mbyllur valvulën në tubacionin e transportit Al-Hamada–Zawiya në perëndim të Libisë, transmeton Anadolu.

Garda e Objekteve të Naftës është forcë sigurie e lidhur me shtetin, e ngarkuar me mbrojtjen e infrastrukturës kritike energjetike të Libisë.

Në një deklaratë, Korporata Kombëtare e Naftës e Libisë tha se mbyllja ka shkaktuar rritje të menjëhershme të presionit në linjat e prodhimit, duke rezultuar në pezullimin e operacioneve në tri objektet.

Korporata paralajmëroi se mund të detyrohet të shpallë “force majeure” nëse valvula mbetet e mbyllur ose nëse edhe fusha të tjera përballen me ndërprerje të ngjashme.

Korporata paralajmëroi gjithashtu se mbylljet e zgjatura të fushave do të dëmtonin ekonominë kombëtare dhe do të kërcënonin aftësinë e shtetit për të përmbushur detyrimet e tij financiare.

MARKETING