(VIDEO) Turqi, presidenti Erdogan shpalos kabinetin e ri

(VIDEO) Turqi, presidenti Erdogan shpalos kabinetin e ri

Presidenti  i Turqisë Recep Tayyip Erdogan shpalosi kabinetin e ri. Presidenti turk i zbuloi anëtarët e ri të kabinetit pasi më herët u betua në Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe pas ceremonisë së inaugurimit në Kompleksin Presidencial në Ankara, raportoi Anadollu.  Anëtarët e kabinetit të ri janë si në vijim:

Ministër i Drejtësisë: Yılmaz Tunç

Ministre e Familjes dhe Shërbimeve Sociale: Mahinur Ozdemir Goktash

Ministër i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore: Vedat Ishıkhan

Ministër i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike: Mehmet Ozhaseki

Ministër i Jashtëm: Hakan Fidan

Ministër i Energjisë dhe Burimeve Natyrore: Alparslan Bayraktar

Ministër i Rinisë dhe Sporteve: Osman Ashkın Bak

Ministër i Thesarit dhe Financave: Mehmet Shimshek

Ministër i Brendshëm: Ali Yerlikaya

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Nuri Ersoy

Ministër i Arsimit Kombëtar: Yusuf Tekin

Ministër i Mbrojtjes Kombëtare: Yashar Güler

Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca

Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mehmet Fatih Kacır

Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Ibrahim Yumaklı

Ministër i Tregtisë: Omer Bolat

Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Abdulkadir Uraloglu.

Erdogan njoftoi gjithashtu se Cevdet Yılmaz do të jetë nënpresident.

Turqia më 28 maj mbajti raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale pasi asnjë kandidat nuk siguroi më shumë se 50 për qind të votave të nevojshme për një fitore të plotë në raundin e parë më 14 maj. Erdogan fitoi garën me 52,18 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu mori 47,82 për qind, sipas rezultateve zyrtare. Po ashtu, në zgjedhjet parlamentare të 14 majit, që u mbajtën së bashku me ato presidenciale, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e Erdoganit siguroi 268 vende në parlament.  Përveç AK Partisë, nga partnerët e saj të Aleancës Popullore, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) fitoi 50 vende dhe Partia e Mirëqenies së Re (YRP) pesë, duke siguruar një shumicë të kombinuar prej 323 vendesh nga 600 gjithsej në parlament.

Me 169 deputetë, Partia Republikane Popullore (CHP), së bashku me partnerin e saj të koalicionit, Partinë IYI, morën gjithsej 212 vende në parlament, duke përfaqësuar opozitën kryesore Aleancën Kombëtare.  65 vendet e mbetura të parlamentit u fituan nga Aleanca e Punës dhe Lirisë, e përbërë nga Partia e Majtë e Gjelbër me 61 vende dhe Partia e Punës e Turqisë me katër. /SHENJA/

 

MARKETING