(VIDEO) Tragjedia në Koçan, gjashtë pacientë janë kthyer në vend pas trajtimit jashtë shtetit

Gjashtë pacientë janë kthyer në vend pas trajtimit jashtë shtetit, të cilët u lënduan gjatë zjarrit në diskotekën në Koçan. Prej tyre, pesë kanë qenë në Serbi (3 në Qendrën Klinike të Nisht dhe 2 në VMA Beograd si dhe një nga Italia. Ministria e Shëndetësisë informon se këto pacientë do të pranohen në institucionet shëndetësore nga ku janë dërguar dhe sipas lëndimeve të tyre. Jashtë shtetit ende ka pacientë që janë në gjendje të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë
“Sa i përket pacientëve të tjerë që ndodhen ende jashtë shtetit, disa prej tyre kanë shënuar përmirësim, ndërsa disa të tjerë mbeten të intubuar dhe në gjendje më të rëndë shëndetësore. Në institucionet shëndetësore të vendit mbeten 16 pacientë në gjendje të mirë të përgjithshme, ashtu si edhe gjatë ditës së djeshme – gjashtë në Spitalin ‘Shën Naumi i Ohrit’ dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’, si dhe katër në spitalet private”
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Mbi 100 pacientë u dërguan për kurim jashtë shtetit, ndërsa ata me lëndime më të lehta u shtruan në spitalet e Shkupit.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/