(VIDEO) “Thesari” në rigjykim, Mijallkov rikthehet në bankën e të akuzuarve

(VIDEO) “Thesari” në rigjykim, Mijallkov rikthehet në bankën e të akuzuarve

Në Gjykatën Penale ka nisur nga fillimi gjykimi për rastin “Thesari”, i cili ishte shfuqizuar nga Gjykata e Apelit. Në kuadër të procesit të deritashëm, ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov u dënua me 8 vjet burg.

Mijallkov, edhe një herë u ul në bankën e të akuzuarve, dhe para se prokurori Ajtan Ajro të jepte fjalën hyrëse, kërkoi nga gjykata, siç tha ai, sipas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit, që të urdhërojë përgatitjen e ekspertizës.

Avokatët e Mijallkovit u përgjigjën se gjykata nuk e ka një të drejtë të tillë, gjegjësisht theksuan se gjykata mund të lëshojë urdhër për përgatitjen e superekspertizës, por në këtë rast tashmë ka pasur dy ekspertiza kontradiktore.

“Prokuroria mund të përgatiste një akt ekspertimi gjatë fazës së hetimit, por në këtë rast nuk e bëri. Tani ai nuk mund ta përdorë gjykatën për të rrëzuar kompetencat e prokurorisë”, vlerësoi avokati Petar Vasilev.

Gjyqtarja theksoi se përveç kësaj, gjatë gjykimit, gjykata do të sqarohet për kërkesën në lidhje me ekspertizën. “E kuptova se për çfarë bëhej fjalë dhe mund të them vetëm se nuk ndihem fajtor”, theksoi Mijallkov.

Siç thanë ata, nuk ndihen fajtorë as të akuzuarit Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski.

Çështja “Thesari”, e hapur nga ish-PSP, i referohet keqpërdorimit të fondeve nga Buxheti i shtetit për blerjen e pajisjeve të komunikimit elektronik për nevojat e Drejtorisë së Pestë në DSK-së dhe trajnimit për përdorimin e saj nga një kompani nga Britania e Madhe. /SHENJA/

MARKETING