(VIDEO) Tensione në myftininë e Tetovës, përplaset myftiu me ish-myftiun

(VIDEO) Tensione në myftininë e Tetovës, përplaset myftiu me ish-myftiun

Mëngjesin e sotëm janë shkaktuar tensione në Myftininë e Tetovës, kjo, pasi myftiu i zgjedhur nga Bashkësia Fetare Islame, Selver Xhemaili ,tentoi të futet në objektin e Myftinisë, ndërsa ka hasur në rezistencë nga disa persona dhe ish-myftiu Qani Nesimi.

MARKETING

Description of image

Para objektit të Myftinisë së Tetovës kishte edhe forca policore, ndërsa  dy myfitë janë marrë në pyetje nga policia.

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për ngjarjet e sotme në Myftininë e Tetovës, ku e akuzojnë Qani Nesimin për uzurpim të objekteve të

BASHKËSIA FETARE ISLAME

“Nesimi është shkarkuar nga pozita e Myftiut për shkak të moskoordinimit të aktiviteteve me BFI-në dhe se mbajtja e mbledhjeve të myftinisë nga myftiu i shkarkuar automatikisht është e pa vlefshme, por edhe për faktin se vendimet e sjella janë të pavlefshme, sepse konform Kushtetutës së BFI ( neni 26 i Kushtetutës së BFI) çdo mbledhje ku nuk ftohet Rijaseti i BFI mbledhja dhe vendimet e saj janë jo legjitime”.

BFI kërkon nga organet e rendit që të zgjidhin këtë situatë në bazë të akteve normative.

Ndërkaq,  nga Myftinia e Tetovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook thonë se sot zyrat e Myftynisë nuk do të punojnë pasiqë do të bëhet pastrim gjeneral i objektit!.

Në ndërkohë, kujtojmë që javë më parë, BFI shkarkoi nga detyra e myftiut të Tetovës Qani Nesimin, i cili nuk u pajtua me vendimin. /SHENJA/

 

MARKETING