(VIDEO) Të shtunën, 15 mijë nxënës do t’i nënshtrohen dy provimeve të jashtme të maturës shtetërore

(VIDEO) Të shtunën, 15 mijë nxënës do t’i nënshtrohen dy provimeve të jashtme të maturës shtetërore

Pothuajse 15 mijë nxënës të cilët mbarojnë arsimin e mesëm, këtë të shtunë, do t’i nënshtrohen dy provimeve të jashtme të maturës shtetërore, si ajo e gjuhës amtare dhe letërsisë. Ndërsa, risia gjatë këtij viti shkollor është se në vend të klasave, testet do të zhvillohen në hapësira të mëdha, posaçërisht në salla sportive të shkollës.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), organizator i provimit të maturës shtetërore, për muajin qershor janë regjistruar 10.088 kandidatë për provimin në gjuhë dhe letërsi maqedonase, ndërsa njoftojnë se 4.189 për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe 315 kandidatë për gjuhë dhe letërsi turke. Ata megjithatë, lënë të ditur se provimi i dytë i jashtëm do të mbahet më 8 qershor.

Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP)

Provimi i dytë i jashtëm (me zgjedhje) do të jepet më 8 qershor. Janë regjistruar 1.356 kandidatë për matematikë, 13.198 për gjuhë angleze, 37 për gjuhë frënge, 114 për gjermanisht, 84 për estetikë dhe nga një kandidat për gjuhë dhe filozofi ruse”.

Nga QSHP theksojnë se sipas llojit të arsimit, 6.341 maturantë janë nga gjimnazet, 8.230 nga arsimi profesional dhe 263 nga arsimi artistik. Sa i përket materialit të provimeve, ato do të dërgohet në shkolla në mëngjes në ditët kur do të mbahet provimi dhe fillimi i testimit për të dy provimet do të jetë në orën 10:00. /SHENJA/

MARKETING