Ndërron jetë ish-deputeti dhe ministri, Samka Ibraimovski
Ka ndërruar jetë Samka Ibraimovski, kryetar i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PCER), ish-deputet dhe ish-anëtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga “Roma Press”, e cila përmes një mesazhi emocional i ka dhënë lamtumirën njërit prej përfaqësuesve të njohur politikë të komunitetit rom.
Ibraimovski e nisi angazhimin e tij politik në radhët e PCER-së, ndërsa gjatë karrierës së tij politike u zgjodh deputet në Kuvend. Ai gjithashtu ushtroi funksionin e ministrit pa portofol në Qeverinë e Maqedonisë, si dhe drejtoi një institucion shtetëror.
Me ndarjen e tij nga jeta, komuniteti rom humb një nga përfaqësuesit e tij politikë prej shumë vitesh, i cili la gjurmë në jetën politike dhe në angazhimin për të drejtat e komunitetit rom.

